Fitorja ndaj Skocisë, “këmbanë” izraelite për… veshët e Panuçit?!

Share Button

AlbanianSport.com 12/10/2018 09:45

ASNN – A i ka parë Panuçi statistikat e Izraelit në fitoren kundër Skocisë? Nuk është më Izraeli që mundëm në Elbasan… Në kuadër të grupit të parë në  Divizionin C të Ligës së Kombeve, Izraeli mundi mbrëmjen e së enjtes Skocinë me shifrat 2-1. Ishte një fitore me përmbysje, por edhe e merituar për skuadrën izraelite, të cilës i erdhi në ndihmë dhe një karton i kuq për skocezët në mesin e pjesës së dytë.

Natyrisht, kjo ndeshje kishte vlerë dhe për kombëtaren tonë kuqezi, pasi Izraeli është kundërshtari i radhës i Shqipërisë, ndeshje që do të luhet të dielën më 14 tetor 2018. Për trajnerin Kristian Panuçi dueli i mbrëmshëm duhet të jetë ndjekur me interes, pasi Izraeli tregoi në fushë se nuk është ajo skuadra që kishim një muaj më parë në Elbasan, ku Shqipëria fitoi 1-0.

Përmirësim i dukshëm në të gjitha aspektet e lojës izraelite, sidomos në fazën sulmuese. Këtë e dëshmojnë më së miri statistikat e ndeshjes. Izraeli ka goditur 9 herë portën kundrejt dy herë të skocezëve. Gjuajtjet në drejtim të portës por të përfunduara jashtë kuadratit ishin 11-3 për izraelitët. Gjithashtu, Izraeli realizoi 6 goditje këndi kundrejt 3 të skocezëve.

Ndërsa shifra 55% e mbajtjes së topit përballë 45% të skocezëve, dëshmon më së miri se Izraeli komandonte mesfushën dhe lojën në tërësi. Të gjithë këta elementë tregojnë qartë se Shqipërinë e pret një duel i vështirë të dielën dhe më shumë se kushdo tjetër shifrat e Izraelit në duelin me Skocinë duhet të kenë trembur pikërisht trajnerin italian të përfaqësueses kuqezi.

I cili në fakt po vijon eksperimentet e tij në krye të Kombëtares, pa ia dalë dot të sigurojë një formacion të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Ndeshja me Izraelin është vendimtare për pozitat e Shqipërisë në grupin e parë të Divizionit C të Ligës së Kombeve, rrjedhimisht dhe për trajnerin Panuçi, të cilit i shërben vetëm fitorja, por, teorikisht, mund ta shpëtojë edhe barazimi, me kushtin që të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Skocisë.

Pra, e ardhmja e Panucit në krye të Kombëtares Shqiptare të Futbollit është në rrezik dhe e varur nga rezultati i ndeshjes me Izraelin. Humbja është e papajtueshme me objektivat, rrjedhimisht e papranueshme dhe Panuçi e di mirë këtë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh