AlbanianSport.com 08.02.2015 09:30
ASNN – Janë luajtur të shtunën 3 ndeshjet e para të javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe të 3 takimet janë karakterizuar nga lufta e fortë sportive. Natyrisht, ka spikatur fitorja minimale, 66-64, që Tirana arriti në kryeqytet ndaj Flamurtarit.
Ashtu sikundër premtuar një ditë më parë basketbollistja bardheblu, Eliverta Bujari, duke folur për AlbanianSport.com gjatë finales së Kupës së Shqipërisë në volejboll për Meshkuj, Tirana ia ka dalë të marrë fitoren që e afron me vlonjatët dhe fierakët në krye të renditjes.
Edhe Elbasani ka marrë një fitore të vyer në Sallën Sportive të Bathores, duke mundur vendaset e Kamza Basket 56-52, kurse fitore në fushë të huaj ka marrë edhe Skënderbeu, që ka mundur në Shkodër Vllazninë, me shifrat 72-65.
Apolonia, e cila ndeshet sot pasdite me Përmetin në fushën e kësaj të fundit, kryeson me 18 pikë, po aq sa ka edhe Flamurtari, që ka luajtur një ndeshje më pak, ndërsa Tirana mban vendin e tretë me një pikë më pak e Skënderbeu të katërtin me 16 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 11-të
(7-8 shkurt 2015)
Të shtunën:
Kamza Basket – Elbasani 52-56
Tirana – Flamurtari 66-64
Vllaznia – Skënderbeu 65-72
Të dielën:
Përmeti – Apolonia (ora 14:00)
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 9 9 0 770-521 18
- Flamurtari 10 8 2 774-584 18
- Tirana 10 7 3 783-629 17
- Skënderbeu 10 6 4 696-654 16
- Studenti 9 5 4 564-584 14
- Elbasani 10 4 6 678-773 14
- Vllaznia 10 2 8 661-747 12
- Kamza Basket 9 2 7 511-590 11
- Përmeti 9 0 9 436-837 9