Fiton përvoja ndaj Tërbunit, Bylisi kurorëzohet “kampion” i sezonit

Share Button

Kategoria_Pare-logo

AlbanianSport.com 24.05.2015 08:10

ASNN – Bylisi ka mundur Tërbunin 2-0 në ndeshjen finale duke u shpallur “kampion” i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Për skuadrën ballshjote, golat u realizuan nga Mustafaraj dhe Dhrami. Trofeun skuadrës “kampione” ia ka dorëzuar Presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Bylis është kështu “kampion” i Kategorisë së Parë për edicionin 2014-2015. Në finalen e luajtur në Stadiumin “Elbasan Arena”, djemtë që drejtohen nga Roland Nenaj kanë mundur 2-0 Tërbunin, skuadrën fituese të grupit A. Për skuadrën pukjane kjo është humbja e parë sezonale.

Ndeshja nis vrullshëm nga ana e të dyja skuadrave. Janë pukjanët që kontrollojnë lojën teksa rrezikojnë me anë të Rrocës, që në minutën e 3-të. Djemtë e trajnerit Elvis Plori luajnë mjaft mirë dhe rrezikojnë por pa mundur të finalizojnë. 45 minutat e para mbyllen kështu në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë Bylis ndryshon ritëm dhe arrin të shënojë me anë të Mustafarajit, që realizon në minutën e 58-të. Tërbuni nuk dorëzohet por duket se fati nuk është në anën e tyre në këtë sfidë, teksa Çutra dhe Agastra janë fare pranë golit, por shtyllat bëhen pengesë në realizimin e golit.

Për të vulosur rezultatin mendon Dhrami, i cili, në minutat e fundit shtesë të takimit shënon golin e dytë. Trofeun e “kampiones” të Kategorisë së Parë, Bylisit ia dorëzon presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Me marrjen e titullit, Bylisi përfiton një shumë prej 3 milionë lekësh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh