AlbanianSport.com 16.02.2017 09:35
ASNN – Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar është padyshim shtëpia e të gjithë sporteve në vend dhe, pasi ka sjellë dje ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, transmetuesi publik do të sjellë sot për sportdashësit drejtpërdrejt një tjetër duel interesant.
Bëhet fjalë për finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll për Nën-17-vjeçarët, që luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 13:30. Sot në duelin final për këtë trofe do të jenë përballë njëra-tjetrës Tirana dhe Vllaznia.
Ndërkohë, javën e shkuar Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar solli për sportdashësit drejtpërdrejt edhe finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll për Nën-19-vjeçarët, midis Partizanit dhe Flamurtarit, që u fitua nga kryeqytetasit me një gol të vetëm.
Ndërsa të mërkurën e ardhshme, transmetuesi publik do të sjellë drejtpërdrejt edhe finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, atë midis Vllaznisë, fituese në fuqi, dhe Apolonisë.