AlbanianSport.com 10.10.2015 08:00
Që prej 28 gushtit 2015, gjatë finales së veprimtarisë më të re futbollistike botërore, të iniciuar nga fushata #BETHEDIFFERENCE, të mbajtur në Marsejë, “adidas” ka prezantuar topin zyrtar me të cilin do të luhen ndeshjet e Ligës së Kampioneve për sezonin e ri 2015-2016.
Topi, i mbiquajtur “Finalja adidas 15”, vazhdon të mburret dhe krenohet me dizajnin tradicional të topit të kësaj veprimtarie, i cili është i rrethuar nga të gjitha anët me panelin e famshëm të yjeve botërorë, të gërshetuara dhe ndërthurura në një mënyrë perfekte në vazhdim të njëri-tjetrit, si një riinterpretim i të gjitha elementeve dhe detajave unike të përfshira mbi kreshtën e qytetit të Milanos, vendin ku do të luhet këtë vit finalja e madhe e Ligës së Kampioneve.
Yjet simbolizuese të Ligës së Kampioneve, vijnë në tonalitetet e mrekullueshme dhe më goditëse të ngjyrës blu, të cilat mbartin në vetvete elementë tepër të veçantë dhe karakteristikë të lëkurës së gjarprit, duke dominuar plotësisht në fushën krejtësisht të bardhë.
Përveç kësaj, këto detaje unike në mënyrën e dizenjimit, shërbejnë si referenca më e mirë e ngjyrave të ideuara për t’u përdorur këtë vit në evenimentin e madh “EXPO”, një Ekspozitë Mbarëbotërore, e cila do të zhvillohet në Milano. Për t’u bashkuar dhe ndarë mendime apo përshtypje të ndryshme rreth kësaj ngjarjeje të rëndësishme në futbollin europian, ju lutemi të vizitoni faqen tonë në facebook: facebook.com/adidasfootball ose të bëni follow @adidasfootball #BETHEDIFFERENCE në Twitter ose Instagram.