AlbanianSport.com 10.10.2015 16:15
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar që të tria për në finale të Kampionatit Evropian të Xhudos, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Ajo që është më interesantja në këtë ngjarje është se finalja e kategorisë së peshës trupore deri në 52 kg, do të zhvillohet midis dy sportisteve kosovare, Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i klubit “Ippon” të xhudos, njëkohësisht trajner i përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka. Përveç kësaj, ai ka sqaruar se Nora Gjakova në finale do të ndeshet kundër zviceranes Koher.
“Krenar me Juve… Heroinat moderne të Shtetit dhe Kombit tim”, ka thënë Kuka. Edhe faqja Judoinside.com në Twitter ka shkruar se “do të shohim një finale krejtësisht kosovare për herë të parë në histori: Majlinda Kelmendi vs Distria Krasniqi”