ASNN – Jo rastësisht Philippa Zheku merret me sport, pasi edhe dy prindërit e saj kanë qenë në Shqipëri prej shumë e vitesh atletë me Skënderbeun. Dhe vetëm pas vitit 1996 emigruan drejt Amerikës. Korçarë të famshme dhe një familje e nderuar ka qënë familja Zheku, ndërkohë që Orion Zheku është babai i Phlilippës, kurse mamaja Valbona Mançe (Zheku).
Babai i saj ka qënë atlet i hedhjes së çekiçit, ndërkohë që mamaja atlete e garave të shpejtësisë 100 dhe 200 m. Cdo moment të ditës, paçka se babai e ndjek më shumë, të dy prindërit shkojnë pas Zhekut. E çojnë në stërvitje madje edhe e stërvisin në momente kur duhet të stërvitet individualisht, ashtu siç po ndodh gjatë këtyre ditëve që ndodhen në Korçë.
Edhe ata kanë dëshirë të madhe që vajza e tyre të nderojë Shqipërinë një ditë dhe ta ngrejë lart flamurin shqiptar: “Nuk ka si të ndodhë ndryshe në një familje sportistësh edhe vajza jonë ka marrë gjakun tonë edhe pse është notare në Amerikë. Ajo mezi pret të vishet kuqezi. Shpresojmë që ëndrra e saj të bëhet realitet për të qenë një ditë kampione absolute, pasi sot është vetëm 16 vjeç”, – thotë babai Orioni, që është njeriu që e dëshiron shumë më shumë vajzën ta shohë atje ku edhe ai ëndërron.
Me pak fjalë në Shqipëri sapo është kthyer një yll.
Rezultatet e Philipa Zheku në korrik 2014 në Florida
200 m katërnotim 2’36”
100 m stil i lirë 1’02”65
100 m flutur 1’09”73
200 m shpinë 2’30”13
100 m shpinë 1’11”02