Filantropi Silvan Adams, një pedalim për një kauzë humanitare në Durrës

Share Button

AlbanianSport.com 15/10/2021 18:40

ASNN – Silvan Adams, një miliarder dhe filantrop izraelito-kanadez, ka mbërritur në Shqipëri dhe, menjëherë pas takimit pasdreke në kryeqytet me Kryeministrin Edi Rama, ka udhëtuar drejt qytetit bregdetar, ku është pritur nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar (KOKSH), Fidel Ylli. Kjo vizitë e filantropit Adam ndërthurte misionin humanitar për kauzën e afganëve, me pasionin e tij për sportin e çiklizmit. Një nga komplekset turistike përgjatë bregdetit të Durrësit, që ka mikpritur afro 600 refugjatë afganë që janë larguar nga vendi i tyre pas marrjes së pushtetit nga Talibanët, ka patur të enjten një mik tepër interesant.

Silvan Adams, një miliarder dhe filantrop izraelito-kanadez, ka mbërritur në Shqipëri dhe, menjëherë pas takimit pasdreke në kryeqytet me Kryeministrin Edi Rama, ka udhëtuar drejt qytetit bregdetar, ku është pritur nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar (KOKSH), Fidel Ylli, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Presidenti i Federatë Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Në fakt, kjo vizitë e filantropit Adam ndërthurte misionin humanitar me pasionin e tij për sportin e çiklizmit, teksa ai është “kampion bote” për veteranët, por edhe kampion i disafishtë në garat në pistë.

Dhe, pasi janë shkëmbyer dhuratat e rastit, midis biznesmenit të njohur dhe drejtuesit të KOKSH-it dhe të dyrrotakëve shqiptarë, filantropi ka vijuar të bëjë edhe një pedalim të shkurtër, i shoqëruar nga disa çiklistë të rinj shqiptarë, por edhe disa vajza afgane që e pëlqejnë këtë sport. Dhe duke folur posaçërisht për RTSH Sport pikërisht gjatë këtij pedalimi, Adams ka përcjellë edhe mbresat e tij të para. “Mikpritja ishte e mrekullueshme. Ishte e bukur të pedaloj me çiklistët tuaj të rinj dhe takova edhe kampionin e Shqipërisë për të rinj”, – ka thënë ai.

“Sigurisht, edhe me vajzat afgane, po pedaloja dhe po bisedoja me ta, për udhëtimin e tyre, sesa të trembura që ishin këto kohë, sepse atje në vendin e tyre ishin trembur për vdekje, – ka vijuar filantropi. – Njëra prej tyre më rrëfeu se ajo është fizikisht këtu, por shpirtërisht dhe mendërisht është atje, sepse prindërit e saj dhe familja e saj është akoma atje. Pra, ishte diçka e vështirë për ta, por ishte shumë e rrezikshme për ta, sepse ata janë Hazara, një fis i persekutuar nga Talibanët. Ajo më tha që është e lumtur që është këtu, por udhëtimi ende nuk ka përfunduar për ta.”

“Sepse ne duhet t’u gjejmë një vend të përshtatshëm ku të vendosen përfundimisht dhe të marrin atje edhe pjesën tjetër të familjes”, – ka shtuar 62-vjeçari, i cili, më tej, ka shprehur edhe mirënjohjen e tij për Shqipërinë. “Ishte shumë prekëse për mua dhe jam i bekuar që kam qenë në gjendje t’i ndihmoj të largohen që andej dhe të vijnë këtu dhe faleminderit të gjithë Shqipërisë që i ka mikpritur këta njerëz në nevojë. Ju po na tregoni edhe një herë zemra tuaj të madhe, zemrën e madh të popullit tuaj”, – ka thënë Adams.

“Bota u tregoi atyre se çfarë ishte liria dhe, kur NATO u largua, ata u kthyen me shekuj prapa dhe kjo është shumë e trishtë, sepse të provosh lirinë dhe ta humbësh atë, është shumë mizore, – ka vijuar ai. – Prandaj unë e cilësoj këtë për këto vajza si “pedalimi i lirisë.” Pas këtij pedalimi, Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, e ka falënderuar filantropin e njohur, madje duke e ftuar atë të jetë i pranishëm edhe në çiklizmin shqiptar.

“Unë dua ta falenderoj Silvan Adams, që ka ardhur këtu për të ndihmuar këta njerëz në nevojë, që kanë ikur nga Afganistani, kanë lënë vendin e tyre, shtëpitë e tyre, njerëzit e tyre dhe kanë ardhur këtu, – ka thënë ai. – Dhe këtë  e bëri të mundur Silvan, i cili ka paguar për shpenzimet dhe ne i jemi mirënjohës. Në të njëjtën kohë, është dhe president nderi i Federatës së Çiklizmit në Izrael dhe ne e falënderuam. Gjithashtu, do t’i bëjmë dhe një ftesë, sepse ne në datën 23 maj kemi Rrethin Çiklistik të Shqipërisë, ku do të marrin pjesë 20 shtete.”

“Dhe do të donim që të ishte dhe ekipi i dytë i Izraelit për të marrë pjesë në këtë tur, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare. – I jemi mirënjohës si Komitet Olimpik, Federata e Çiklizmit dhe duhen sa më shumë njerëz si Adams që të ndihmojnë njerëzit në nevojë me ato mundësi që kanë.” Një ftesë që Adams e ka pranuar me kënaqësi, teksa thotë: “Sapo kam mësuar për Rrethin Çiklistik të Shqipërisë, duke biseduar me Presidentin e Federatës suaj të Çiklizmit.”

“Siç e përmendi edhe presidenti Ylli, unë jam Presidenti i Nderit i Federatës së Çiklizmit të Izraelit, por edhe pronari i një ekipi çiklizmi, siç është “Izrael Start-up Nation”, që garon në nivel botëror, por ne kemi edhe një skuadër të dytë të Nën-23-vjeçarëve, pra, kontinentale, dhe ne do të shikojmë mundësinë ta sjellim këtë skuadër këtu për Rrethin tuaj, – ka vijuar ai. – Por, kur të vijmë, po ju paralajmëroj se do të vijmë për të fituar, sepse kjo është mënyra që ne e bëjmë këtë sport. Por do ta studiojmë këtë garë, e vlerësojmë ftesën tuaj dhe do ta vendosim atë në kalendarin tonë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh