AlbanianSport.com 03.12.2015 13:25
ASNN – Kriza e organizmit që qeveris futbollin botëror, vazhdon të thellohet dhe, sot në mëngjes, një ndërhyrje të policisë zvicerane në një hotel të Zyrihut solli arrestimin e disa personave, ndër të cilët dy janë funksionarë të lartë të FIFA-s. Ndër të arrestuarit janë presidenti i Konfederatës Amerikanojugore të Futbollit (CONMEBOL), paraguajani Huan Angel Naput, dhe President i Konfederatës së Amerikës Veriore Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF).
Arrestimet janë bërë në lidhje me skandalin e korrupsionit në FIFA dhe drejtësia zvicerane ka pohuar arrestimin e dy krerëve të futbollit botëror. Ndërkohë, pavarsisht arrestimeve, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka filluar ditën e dytë të punimeve dhe të mbledhjeve, siç ishte parashikuar. Anëtarët e tjerë të këtij Komiteti, që nuk qenë të përzier në operacionet e policisë, ndodhen në selinë e FIFA-s për të marrë pjesë në punime.
Sipas asaj që njofton e përditshmja amerikane “The New York Times” agjentët kanë hyrë në një hotel luksoz nga një hyrje dytësore për të arrestuar mbi 10 funksionarë dhe ish-funksionarë të FIFA-s të akuzuar për “bashkëpunim në krim, pastrim parashë të pista dhe mashtrime”. Ndër të arrestuarit, njoftojnë funksionarë të policisë, nuk është Sep Blateri, por pohohet arrestimi i Naputit dhe Hauit.