FIFA / Presidenti Infantino: Nuk do të nxitojmë me futbollin, shëndeti, i pari

Share Button

AlbanianSport.com 10/04/2020 22:35

ASNN – Futbolli është pezulluar thuajse në gjithë botën për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe, si kurrë më parë, dy veprimtaritë më të spikatura kontinentale, “Euro 2020” dhe “Kopa Amerika” janë shtyrë për një vit. Diskutime të vazhdueshme po zhvillohen nëpër botë për atë se kur duhet dhe si duhet të vazhdojë gara e futbollit. Në shumë vende ka diskutime edhe për atë nëse lojtarët duhet të marrin paga më të ulëta gjatë pushimit për shkak të epidemisë globale.

Dhe së fundi ka qenë Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ai ka tërhequr vërejtjen që mos të fillohet shumë herët me futbollin, për shkak të kësaj epidemie. Infantino u ka kumtuar të premten 211 vendeve anëtare të organizmit që qeveris futbollin botëror se fillimi i parakohshëm me gara të futbollit do të ishte i papërgjegjshëm. “Përparësia jonë kryesore, parimi ynë që do ta përdorim për garat tona dhe që inkurajojmë të gjithë t’i përmbahen, është se shëndeti vjen së pari”, – ka thënë Infantino në një komunikatë për shtyp që, sipas FIFA-s, u drejtohet vendeve anëtare.

“Nuk mund ta theksoj këtë aq sa duhet, – ka vijuar ai. – Asnjë ndeshje, asnjë garë, asnjë ligë nuk është e vlefshme nëse rrezikohet jeta e një njeriu të vetëm. Të gjithë në botë duhet ta kenë shumë të qartë këtë. Do të ishte më tepër se e papërgjegjshme që të vazhdohet me gara nëse gjërat nuk janë 100 % të sigurta. Nëse duhet të presim pak më gjatë për rikthimin, ne duhet ta bëjmë këtë. Është më mirë të presim më gjatë, se sa të rrezikojmë.”

Kreu i futbollit botëror ka thënë se FIFA po vlerëson edhe ndikimin financiar të ndalimit të futbollit, në mënyrë që të japë përgjigjen e duhur. Kjo sepse FIFA pritet të ndihmojë të gjitha federatat kombëtare. “Ju duhet ta dini që ne do të jemi atje dhe do të gjejmë zgjidhje së bashku, – ka përsëritur italo-zvicerani. – Asnjëherë nuk do të jeni vetëm dhe bota do ta kuptojë se ku do të shkojnë paratë dhe pse do të shkojnë paratë atje. Nëse futbolli ia del të ketë diskutim ku të gjithë kontribuojnë pozitivisht dhe e ka përparësi interesin global para atij individual, jam i bindur që e ardhmja jonë do të jetë më e mirë se e kaluara dhe se do të jemi më mirë të përgatitur për atë që na pret.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh