FIFA, një Botëror çdo dy vjet, për të mirën e futbollit dhe… më shumë parà!

Share Button

AlbanianSport.com 03/09/2021 17:40

ASNN – FIFA kërkon që Kampionati Botëror i Futbollit të organizohet çdo dy vjet. Sipas saj, kështu u jepet mundësia futbollistëve të luajnë më shumë në këtë veprimtari. FIFA ka marrë si shembull Ha’aland, përfaqësuesja e të cilit rrezikon të mos kualifikohet për në “Katar 2022”. Sulmuesit i takon kështu të luajë sërish në Botërorin e 2026-ës.

Organizmi që qeveris futbollin botëror ka kërkuar mbështetjen e lojtarëve për realizimin e projektit të saj për organizimin e Botërorit çdo dy vjet. Ideja tashmë ka përparuar me mbështetjen e federatave anëtare dhe premtimin e një stafete midis kontinenteve si vend organizator. Por kërkohet edhe mbështetja e futbollistëve për realizimin e këtij projekti.

Për sportistët, propozimi fokusohet në idenë se disa futbollistë, mund të humbasin mundësinë për të konkurruar nëpër Botërorë në kulmin e karrierës së tyre, me një cikël aktual prej 4 vitesh. Përfshirë këtu mundësinë e dëmtimit të tyre ose të moskualifikimit për në fazën finale të skuadrave të tyre përfaqësuese. Bordi i FIFA-s dëshiron të krijojë një komision me lojtarë dhe ish-lojtarë.

Të cilët do të udhëtojnë nëpër botë duke mbrojtur këtë ide, me Kafunë, si ambasador të Botërorit 2022 në Katar, Jaja Turénë dhe Havier Maskerano. Dhe si shembull FIFA ka menduar të përdorë fenomenin norvegjez Erling Ha’aland. Nëse sulmuesi i Borusias së Dortmundit nuk shkon në Botërorin e Katarit vitin që vjen me Norvegjinë (pasi renditja e përfaqësueses së tij është shumë i komplikuar), ai do të ketë sërish mundësinë vetëm për të luajtur në një Botëror në vitin 2026.

Atëherë kur ai të ketë mbushur 26 vjeç. Dhe kjo gjë nuk është aspak në favor të karrierës së një futbollisti. Përtej këtij justifikimi deri diku sipërfaqësor të FIFA-s, janë të shumtë ata që në botën futbollistike kanë ngritur shqetësimin se kjo bëhet me qëllimin e vetëm për të fituar më tepër para, ndërsa, në krahun tjetër, një nismë e tillë do ta zhvlerësojë vetë Botërorin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh