AlbanianSport.com 04.06.2015 08:50
ASNN – Mediat amerikane kanë shkruar për Sep Blaterin se është përfshirë zyrtarisht në hetimet e FBI-së për korrupsionin në FIFA. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e njohura amerikane dhe botërore, sipas të cilave edhe zvicerani është përfshirë në dosjen e skandalit të korrupsionit.
“New York Times” dhe “CNN” citojnë burime pranë Byrosë Federarale Investigative, duke ruajtur anonimatin e tyre. Në raportimet e tyre, mediat amerikane në fjalë bëjnë të ditur se, hëpërhë, hetimet janë përqendruar tek Sep Blateri, si i përfshirë në çështje korruptive.
I pyetur në lidhje me këtë çështje një nga zëdhënësit e FBI-së nuk e ka komentuar, por as nuk e ka përgënjeshtruar lajmin. Ndërkohë, sipas BBC-së edhe autoritet zviceriane kanë nisur një hetim paralel në lidhje me dhënien e të drejtës së organizimit të Botërorit 2018 dhe atij të vitit 2022 përkatësisht Rusisë dhe Katarit.