FIFA / Mbështet Kosovën, serbët votuan kundër Blaterit

Share Button

Blater-Vokrri-Xhorxheviç

AlbanianSport.com 31.05.2015 10:10

ASNN – Amerikanët dhe anglezët ishin ata që sulmuan më shumë FIFA-n gjatë ditëve të fundit, duke nxjerrë në pah aferat e mëdha korruptive që kishin mbërthyer qeverinë botërore të futbollit dhe në veçanti anëtarët e saj, të cilët kishin përfituar shuma marramendëse prej qindra milionë dollarë gjatë 20 viteve të fundit nëpërmjet ryshfeteve dhe akteve korruptive. Por zgjedhjet në FIFA, të zhvilluara dy ditë më parë nxorën fitues sërish Jozef Blaterin, drejtuesin i këtij organizmi që prej vitit 1998.

Zvicerani fitoi pas tërheqjes nga gara në raundin e dytë të princit jordanez Ali Al-Husein, ndërsa më herët kishin ndodhur një sërë skandalesh. Pasi ujërat u qetësuan dhe FIFA nisi të vijojë sërish punën, me premtimet e Blaterit për ta pastruar futbollin nga korrupsioni dhe me një autokritikë për më shumë vigjilencë ndaj fenomeneve negative, dje Blater u hodh në kundërsulm, duke akuzuar kritikët e tij dhe vetë amerikanët dhe anglezët për lojë të pistë të bërë dy ditë para zgjedhjeve.

Ai akuzoi madje dhe Mishel Platininë se nuk luajti ndershëm dhe u kujtoi të gjithëve se është një president i zgjedhur me votë. Ndërkaq, Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiç, ka votuar kundër Sep Blaterit të premten. Kreu i futbollit serb iu bind urdhrit të presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, i cili po kërkon largimin e Blaterit nga kreu i futbollit botëror. Platini iu dha miqve të tij, ndër ta edhe Karaxhiçi, që ta votojnë për president të FIFA-s princin Al-Huseini.

Sidoqoftë, përkundër mungesës së votës së serbëve, Sep Blateri u rizgjodh president i FIFA-s për mandatin e tij të pestë. Blater njihet si mik i futbollit kosovar, teksa ishte insistimi i zviceranit që Kosova fitoi të drejtën për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh