AlbanianSport.com 27.10.2015 15:50
ASNN – Kandidatët për kreun e organizmit që qeveris futbollin botëror janë Princi Ali bin al-Husein, Musa Biliti, Zherom Shampanjë, Xhani Infantino, Mishel Platini, Sheiku Salman bin Ebrahim al-Khalifa, si dhe “Tokio” Seksuejll.
Presidenti i UEFA-s, Platini është gjithashtu i pezulluar, por Komiteti Zgjedhor i FIFA-s ka bërë të ditur se mund ta lejojë francezin të garojë, nëse pezullimi i tij do të përfundojë përpara datës së zgjedhjeve.
Të gjithë kandidatët do të duhet të marrin mbështetjen me shkrim të 5 federatave anëtare të FIFA-s, për të mundësuar kandidimin e tyre, sipas rregullores zgjedhore të FIFA-s.
Por, cilët janë më hollësisht këta kandidatë për president të FIFA-s?
- – Princi Ali bin al-Hussein, 39 vjeç, është president i Federatës së Futbollit të Jordanisë
- – Musa Biliti, 48 vjeç, është president i Federatës së Futbollit të Liberisë
- – Zherom Shampanjë, 57 vjeç, është një ish-Sekretar u Përgjithshëm i FIFA-s
- – Xhani Infantino, 45 vjeç, është aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s
- – Mishel Platini, 60 vjeç, është aktualisht president i UEFA-s (edhe ky i pezulluar)
- – Sheiku Salman bin Ebrahim al-Khalifa, 49 vjeç, është president i Konfederatës aziatike të Futbollit
- – Tokio Seksuejll, 62 vjeç, është ish-ministër i një qeverie të Afrikës së Jugut