FIFA / Edhe dy sponsorë kërkojnë largimin, Blater nuk “tutet”

Share Button

Blater-Coca-Cola-McDonalds

AlbanianSport.com 04.10.2015 10:25

ASNN – “Coca-Cola” dhe “McDonald’s”, dy nga sponsorët më të rëndësishëm të FIFA-s, e përfshirë nga një skandal korrupsioni, i kanë kërkuar të premten Sep Blaterit, presidentit të instancës ndërkombëtare të futbollit, të japë dorëheqjen “e menjëhershme”. “Për të mirën e futbollit, kompania “Coca-Cola” i kërkon presidentit të FIFA-s, Jozef Blater, të dorëhiqet menjëherë”, – bëri të ditur kompania nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Por, pavarsisht apelit të dy sponsorëve kryesorë, zvicerani 79-vjeçar nuk do të largohet, bëri të ditur avokati i tij.

“Ndonëse “Coca-Cola” është një sponsor i rëndësishëm i FIFA-s, Blater, pavarsisht respektit të tij, nuk është dakord me këtë kërkesë (…) Ai nuk do të japë dorëheqjen”, – theksoi nëpërmjet një njoftimi zyrtar avokati i tij, Riçard Kullen. Pak më përpara, dy kompanitë kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit në largim të FIFA-s, Sep Blater, pas nisjes së procedimit penal ndaj tij prej autoriteteve zvicerane. Kompania amerikane e pijeve “Coca-Cola” lëshoi një deklaratë, ku shkruante se “çdo ditë që kalon, imazhi dhe reputacioni i FIFA-s vazhdon të shkatërrohet”.

Ndërkohë, rrjeti i ushqimeve “fast-food”, “McDonald’s”, gjithashtu një prej sponsorëve kyç dhe më të mëdhenj të FIFA-s, ka bërë të ditur se dorëheqja e Blaterit do të ishte “Në të mirë të interesit të lojës”, duke bërë kështu edhe një lojë fjalësh me sloganin e FIFA-s, “Për të mirën e lojës” (For the good of the game). Blateri, i cili ka deklaruar se do të dorëhiqet nga pozicioni aktual në shkurt të vitit 2016, u mor në pyetje nga hetues zviceranë gjatë javës së kaluar.

79-vjeçari deklaroi pas marrjes në pyetje se nuk do të jepte dorëheqjen e menjëhershme përpara shkurtit, pavarësisht procedimit penal të hapur ndaj tij. Ai akuzohet se ka nënshkruar një kontratë, e cila ka qenë “jofavorizuese për FIFA-n”, si dhe për një “pagesë të pandershme” kundrejt presidentit të UEFA-s, Mishel Platini.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh