FIFA, drejt vendimit për zgjerimin e Botërorit, Federatat pro, klubet kundër

Share Button

FIFAHouse-shkronjat-e-zeza

AlbanianSport.com 28.12.2016 14:20

ASNN – Federatat e futbollit kanë përkrahur planin për zgjerimin e Kampionatit Botëror nga 32, deri në 48 përfaqësuese, ka thënë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Kreu i organizmit që qeveris futbollin botëror ka thënë se shtimi i përfaqësueseve në Botëror është i mundur të realizohet në periudhën e njëjtë kohore të garës që është mbajtur deri më tani.

Infantino ka thënë se federatat favorizojnë këtë ndryshim, duke këshilluar FIFA-n se mund të ketë një Botëror edhe me 40 përfaqësuese, por presidenti ka thënë se gara me 48 përfaqësuese është më e favorshme si strukturë. Ndërkohë, propozimi i presidentit të FIFA-s, Infantino, për zgjerimin e Botërorit, po has një qëndresë të fortë nga klubet evropiane të futbollit, të cilët e quajnë idenë të papranueshme.

Kështu, klubet më të mëdha të Evropës kanë ngritur ditët e fundit zërin e tyre, duke paraqitur kundërshtimin e tyre për propozimin e Xhani Infantinos që FIFA duhet ta zgjerojë numrin e përfaqësueseve pjesëmarrëse në fazën finale të Botërorit të 2026-ës. Dhe, sipas gjasave, ky propozim mund të miratohet nga Këshilli i FIFA-s në 10-ditëshin e parë të janarit, për t’ju përcjellë pastaj Kongresit në maj të vitit të ardhshëm.

Por Shoqata e Klubeve të Evropës, që përfaqëson më tepër se 200 klubet më të mëdha të kontinentit të vjetër. Sipas një deklarate të kësaj shoqate, “numri i ndeshjeve që luhen gjatë gjithë vitit ka arritur një nivel të papranueshëm”. Veçanërisht për futbollistët që luajnë edhe me skuadra përfaqësuese, – vijon deklarata. – Për këtë arsye, Shoqata e Klubeve të Evropës e kundërshton këtë nismë dhe ia ka bërë të qartë edhe Infantinos”.

Ndërsa kreu i kësaj shoqate, Karl-Hainc Rumenige, i cili është edhe president i kampionëve të Gjermanisë, Bajernit të Mynihut, shtoi se “ne duhet të përqendrohemi sërish tek sporti. “Politika dhe komercializmi nuk duhet të jetë përparësia kryesore në futboll dhe, për të mirën e tifozëve dhe lojtarëve, ne i bëjmë thirrje FIFA-s të mos e rrisë numrin e e përfaqësueseve pjesëmarrëse në fazën finale të Botërorit të 2026-ës”, – përfundoi Rumenige.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh