FIBA Evropë vlerëson “revolucionin në heshtje” të basketbollit shqiptar

Share Button

FIBA-Europe-Artikulli-2016

AlbanianSport.com 15.08.2016 09:00

ASNN – “Një revolucion në heshtje që ka nisur basketbolli shqiptar”. Kështu e vlerëson faqja zyrtare në Internet e organizmit që qeveris basketbollin kontinental, FIBA Evropës, projektin e koshit shqiptar për ekipet përfaqësuese. Për herë të parë në histori, Shqipëria ka marrë pjesë me 7 ekipe përfaqësuese të Evropianit, në 5 grupmosha të ndryshme për meshkuj dhe femra, si dhe me dy Kombëtaret e të rriturve dhe të rriturave.

Në një shkrim me titull “Shqipëria hedh hapin e parë drejt përmbushjes së vizionit të basketbollit”, faqja zyrtare në Internet e organizmit që qeveris basketbollin kontinental, FIBA Evropës, e ka vlerësuar lart projektin e koshit shqiptar për ekipet përfaqësuese. Në grupin F të Eliminatoreve për Kampionatin Evropian të basketbollit për meshkuj 2017, kuqezinjtë ndodhen në një grup me Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe Sllovakinë dhe ndeshjet e cilit luhen nga data 31 gusht, deri më 17 shtator 2016.

Pas një mungese prej katër vjetësh në ekipin e meshkujve, trajneri i ri i Shqipërisë, Antonis Kostantinides, ka grumbulluar 19 lojtarë prej të cilëve do të mbajë 12, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eliminatoret kontinentale, ku mungon që prej 2012-ës. “Shqipëria lehtësisht e pranon statusin e saj të humbësit në grupin F të Eliminatoreve për Kampionatin Evropian të basketbollit për meshkuj 2017”, – shkruhet në artikullin e FIBAEurope.com.

Më tej, faqja në fjalë, vlerëson: “Por pjesëmarrja në Eliminatore duket si “qershia mbi tortë” për revolucionin në heshtje që ka nisur basketbolli shqiptar”. Duke cituar trajnerin e kuqezinjve, Kostantinides, artikulli në fjalë thekson se: “Për skuadrën e të rritur objektivi kryesor i yni në këto moment është të bëjmë bashkë një grup lojtarësh të rinj dhe të ndërtojmë atë që do të jetë themeli i ecjes në katër vitet e ardhshme”.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve nuk kanë asnjë eksperiencë në përballjet e nivelit të lartë evropian dhe nëse duam që në pak vite t’i mundim ata, atëherë kemi shansin për ta bërë hapin e parë tani”, – ka përfunduar qiprioti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh