FIBA Evropë, shkrim të posaçëm: Kosova, e gatshme të nisë udhëtimin e ri

Share Button

Kosova-Faqja-FIBA-Evrope

AlbanianSport.com 02.02.2016 17:55

ASNN – Organizmi që qeveris basketbollin kontinental, “FIBA Evropë”, i ka kushtuar një shkrim të veçantë anëtares së tij më të re, Kosovës, e cila ka debutuar në arenën ndërkombëtare në verën e kaluar, duke luajtur në dy faza eliminatore të Kampionateve për grupmoshat e reja. “Tani Federata e Kosovës është e gatshme që të fillojë një udhëtim edhe më të gjatë duke garuar në Eliminatoret për “Euro Basket 2017”, gara e parë në histori të këtij vendi që merr pjesë me përfaqësuesen e të rriturve”, – thuhet në artikullin e FIBA-s.

Anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu në një intervistë për FIBA Evropën ka thënë se Kosova do të provojë ta bindë komunitetin botëror të basketbollit se është një vend që e dashuron këtë sport. “Ne jemi duke provuar që t’i tregojmë komunitetit global të këtij sporti se jemi një komb që e dashuron basketbollin”, – është shprehur Fetahu. – E kemi nisur këtë udhëtim me një motivim shumë të madh, dhe jemi të bindur se në fund, rezultatet e këtij cikli të eliminatoreve të “Euro Basket 2017” do të jenë pozitive.”

“Do të jemi mikpritës të mirë, do të luajmë basketboll cilësor dhe do ta vendosim veten si një komb i dukshëm në hartën e basketbollit evropian”, – ka shtuar ai. Kosova, e cila për herë të parë ishte lejuar që të garojë me kombëtaret në mars të vitit 2015, prezantoi veten në basketbollin botëror vetëm verën e kaluar, duke qenë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian për Nën-16-vjeçarët, në Divizionin C, dhe në atë të Nën-20-vjeçarëve, në Divizionin B. Fitoren e parë, Kosova e ka arritur më 6 korrik me grupmoshën e Nën-16-vjeçarëve, duke i mposhtur bindshëm, 84-27, homologët e Gjibraltarit.

Më pas vijuan fitoret ndaj Monakos, Uellsit e Maltës, për të humbur më në fund me San Marinon, për të përfunduar turneun në vendin e dytë. Një ditë pasi Kosova e Nën-160-vjeçarëve luajti finalen në Divizionin C, Kosova e Nën-20-vjeçarëve bëri historinë duke arritur fitoren e parë në Divizionin B, duke fituar ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 77-65, thuhet në artikullin e FIBA-s. Kosova e Nën-20-vjeçarëve kishte arritur më pas fitore ndaj Rumanisë, me shifrat 81-69, duke përfunduar turneun e renditur në vendin e 14-t, e duke lënë pas Austrinë, Shqipërinë, Rumaninë dhe Moldavinë.

Kjo është pasuar më tej me pjesëmarrjen e SIGAL Prishtinës në sezonin e rregullt të “FIBA Europe Cup”, me një ekip të lojtarëve që kanë dominuar vazhdimisht në Kosovë. Këtë verë, Kosova do të luajë në Divizionin B në Kampionatin Evropian me grupmoshat Nën-16 dhe Nën-20-vjeç, kurse në Divizionin C do të garojë me një ekip të Nën-18-vjeçarët. Përveç grupmoshave të reja, Kosova do të luaj për herë të parë në këtë verë në Eliminatoret e “Euro Basket 2017”, dhe përballë do të ketë Slloveninë, Ukrainën, dhe Bullgarinë në Grupin E.

Fetahu ka deklaruar se nuk ka pritur grup të lehtë, duke marrë parasysh se në Evropë ka kombëtare mjaft të forta. “Për ekipin tonë nuk kishte grup të lehtë në këto Eliminatore, – ka deklaruar ai për “FIBA Evropën”. – E dinim se do të përballemi me kundërshtarë të fortë. Do të bëjmë çdo përpjekje që të konsolidojmë ekipin tonë, duhet të mbledhim lojtarët më të mirë kosovarë, që luajnë edhe në ligat më të forta, në mënyrë që ta prezantojmë veten si një ekip i mirë kundrejt superfuqive evropiane në grupin tonë.” Sipas tij favorit i grupit është Sllovenia, sistemin e së cilës për zhvillimin e basketbollit Kosova e ka model.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh