Gjergj Vyshka 06.11.2016 23:35
Partizani si klub ka marrë një tjetër triumf për të nderuar ditëlindjen e “ish”-ëve të tij. Këtë herë bëhet fjalë për ekipin e meshkujve, që në mënyrën më të mirë të mundshme i ka uruar 65-vjetorin e lindjes Festim Ismeti, një emri që lidhet më së shumti me përgatitjen e brezave të ekipeve të basketbollit të të kuqve. Edhe sot, në ekipin e meshkujve, në një shumicë lojtarësh janë të gjithë të përgatitur prej tij.
Sepse Festim Ismeti, Mjeshtri i harruar dhe pa asnjë titull, por me shumë trofe, ka përgatitur për më shumë se 42 vjet të gjitha grupmoshat e Partizanit. “Kam luajtur fare pak, – thotë Ismeti, – sepse më pas e lashë, se u dëmtova. Por karrierën time më të madhe e kam me ekipet e moshave, më konkretisht në mbi 4 dhjetëvjeçarë, 1974-2016 me të gjitha brezat e Partizanit.”
“Janë mbi 30 tituj kampion, kupat për dëshmi janë në muzeun e shtëpisë sime, me klasat sportive, pionerët, paratërinj, të rinj e gjithçka”, – ka shtuar au. Dhe Ismeti ka lënë edhe pinjollët e tij tek Partizani, sepse Elvisi është trajneri i të rriturve, kurse Floriani luan me të rriturit, por njëkohësisht po vazhdon të trashëgojë punën e të atit. Sepse është trajneri i paratërinjve.
Por Festim Ismeti nuk tërhiqet. “Jam 65 vjeç. Mos më shihni për nga mosha, sepse unë do të vazhdoj të punoj”, – përfundon trajneri i palodhur i koshit shqiptar, i cili asnjëherë dhe në asnjë moment nuk është shpërblyer prej Partizanit. Edhe pse ka një jetë me të.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 4-t
(5 nëntor 2016)
Të shtunën:
Tirana Eagles Basket – Partizani 44-66
Skënderbeu – Elbasani 72-83
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 4 4 0 327-199 8
- Tirana Eagles Basket 3 2 1 197-177 5
- Elbasani 3 1 2 207-226 4
- Apolonia 3 1 2 153-238 4
- Skënderbeu 3 0 3 200-244 3