Gjergj Vyshka 27.03.2017 07:55
“Ferrari” e nis në mënyrë të jashtëzakonshëm sezonin e ri, duke fituar me Sebastian Fetelin Çmimin e Madh të Australisë. Gjermani ka lënë pas “Mercedes”-in e Hemiltonit dhe të Botasit.
Vendi i katërt është një tjetër të kuqe, ndërsa bëhet fjalë për finlandezin Raikonen. Dhe plotësojnë 10-shen e parë Verstapeni, Masa, Perezi, Sainzi, Kviati dhe Okoni. Debutuesi Xhiovinaxi e mbyll i 12-ti.
Hemiltoni, duke qenë i pari në provat zyrtare, është menjëherë në krye të garës. Në xhiron e 17-të, britaniku ka hyrë në “bokse” për ndërrimin e gomave. “Ferrari” e vonon “pit-stop”-in (e kryen në xhiron e 24-t) dhe ky vendim paguhet.
Edhe pse Feteli ka arritur të vihet në krye të garës dhe në përfundim të marrë suksesin e tij të 43-të në karrierën e tij. E kjo është nisja më e bukur dhe më e jashtëzakonshme për “Ferrari”-n.
Kampionati Botëror i Automobilizmit
Formula 1
Çmimi i Madh i Melbërnit
Rezultatet teknike:
1) S. Fetel (Gjermani) Ferrari 1h24’11”670
2) L. Hemilton (Britani e Madhe) Mercedes + 9”975
3) V. Botas (Finlandë) Mercedes + 11”250
4) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari + 22”393
5) M. Verstapen (Holandë) Red Bull + 28”827
6) F. Masa (Brazil) Uilliams + 1’23”386
7) S. Perez (Meksikë) Forca India 1 xhiro
8) K. Sainz Zhunjor (Spanjë) Toro Roso 1 xhiro
9) D. Kviat (Rusi) Toro Roso 1 xhiro
10) E. Okon (Francë) Forca India 1 xhiro
11) N. Hulkenberg (Gjermani) Renault 1 xhiro
12) A. Xhiovinaxi (Itali) Sauber 2 xhiro
13) S. Vandorne (Belgjikë) Mekklaren 2 xhiro
Renditja e përgjithshme e konstruktorëve të makinave
1) Ferrari 37 pikë
2) Mercedesi 33 pikë
3) Red Bull 10 pikë
4) Uilliams 8 pikë
5) Forca India 7 pikë
6) Toro Roso 6 pikë
Renditja e përgjithshme e pilotëve
1) S. Fetel (Gjermani) Ferrari 25 pikë
2) L. Hamilton (Britani e Madhe) Mercedes 18 pikë
3) V. Botas (Finlandë) Uilliams 15 pikë
4) K. Raikonen (Finlandë) Ferrari 12 pikë
5) M. Verstapen (Holandë) Red Bull 10 pikë
6) F. Masa (Brazil) Uilliams 8 pikë
7) S. Perez (Meksikë) Forca India 6 pikë
8) K. Sainz Zhunjor (Spanjë) Toro Roso 4 pikë
9) D. Kviat (Rusi) Toro Roso 2 pikë
10) E. Okon (Francë) Forca India 1 pikë