Federata zyrtarizon kalendarin e finaleve të titullit “kampion”, zbardhen datat

Share Button

Gjergj Vyshka 20.04.2017 17:40

Federata Shqiptare e Basketbollit dje, përmes shkresave zyrtare të firmosura nga Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani, ka zyrtarizuar kalendarin e finaleve për titull kampion. Për meshkuj, do të jenë përsëri në duel Tirana dhe Vllaznia, kurse për femra Tirana-Flamurtari.

Vajzat bardheblu e kanë fituar për herë të fundit titullin “kampion” më 1998-1999, ndërsa meshkujt bëjnë të ditur se kanë të paktën 7 vjet që nuk janë në finale. E tashmë, duke se në klubin bardheblu besojnë se është koha që si për meshkuj, ashtu dhe për femra, Tirana të jetë “kampione”.

Nisur nga ngjarjet që kanë ndodhur në finalen e Superkupës së Shqipërisë më 6 prill, atje ku shpërtheu një dhunë e madhe mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, Federata Shqiptare e Basketbollit i ka sugjeruar klubeve që të marrin masat për garancinë e sigurisë dhe zhvillimit normal të ndeshjes.

Sakaq janë caktuar dhe gjysmëfinalistët e të rinjve, ndërsa Superior Klima, që është kampion në fuqi, së bashku me Tiranën, Kamza Basket dhe Vllazninë do të luajnë për fundin e sezonit 2016-2017 në Shkodër. Ky është fundi i sezonit 2016-2017 për basketbollin shqiptar.

Ndërsa më 25 prill 2017 do të festohet në Pallatin e Brigadave në kryeqytet 70-vjetori i themelimit të Federatës Shqiptare të Basketbollit. Kurse vera do të jetë për ekipet kombëtare në pjesëmarrjen e tyre në veprimtaritë ndërkombëtare në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian.

 

Programi i finaleve të titullit “kampion”

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj:

 

Ndeshja e parë:

(22 prill 2017)

 

Tirana – Vllaznia                  ora 18:00

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

 

Ndeshja e dytë:

(26 prill 2017)

 

Vllaznia – Tirana                  ora 19:00

Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Tiranë

 

Ndeshja e 3-të:

(29 prill 2017)

 

Tirana – Vllaznia                  ora 19:00

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

 

Ndeshja e 4-t:

(3 maj 2017)

 

Vllaznia – Tirana                  ora 19:00

Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Tiranë

(Do të luhet nëse do të jetë e nevojshme)

 

Ndeshja e 5-të:

(6 maj 2017)

 

Tirana – Vllaznia                  ora 19:00

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

(Do të luhet nëse do të jetë e nevojshme)

 

Shënim: Kampionia shpallet me 3 ndeshje të fituara nga 5 gjithsej

 

Programi i finaleve të titullit “kampion”

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra:

 

Ndeshja e parë:

(23 prill 2017)

 

Tirana – Flamurtari              ora 18:00

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

 

Ndeshja e dytë:

(27 prill 2017)

 

Flamurtari – Tirana              ora 18:00

Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë

 

Ndeshja e 3-të:

(30 prill 2017)

 

Tirana – Flamurtari              ora 18:00

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

 

Ndeshja e 4-t:

(4 maj 2017)

 

Flamurtari – Tirana              ora 18:00

Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë

(Do të luhet nëse do të jetë e nevojshme)

 

Ndeshja e 5-të:

(7 maj 2017)

 

Tirana – Flamurtari              ora 18:00

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë

(Do të luhet nëse do të jetë e nevojshme)

 

Shënim: Kampionia shpallet me 3 ndeshje të fituara nga 5 gjithsej

 

Kampionati Kombëtar i

Basketbollit – Të Rinj

           

Gjysmëfinalet

(30 prill 2017)

 

1)         Tirana – Superior Klima                  ora 11:00

2)         Vllaznia – Kamza Basket               ora 13:00

 

Finalja

(1 maj 2017)

 

Fitues 1- Fitues 2                                         ora 11:00

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh