Gjergj Vyshka 14.02.2017 16:15
Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur që në këtë fundjavë të luhen ndeshjet e prapambetura të Kampionatit Kombëtar të Të Rinjve dhe Të Rejave. Janë ndeshjet të javës së 3-të, të cilat në fakt duhet të ishin luajtur më 14 dhe 15 janar 2017.
Por për shkak të të ftohtit, atëherë ndeshjet u shtynë. Dhe në fakt në kalendarin e shpallur para nisjes së kampionatit, Federata Shqiptare e Basketbollit e kishte lënë këtë fundjavë pushim për të nisur në javën e ardhshme fazën e dytë.
Përfundimisht është lënë që më 18-19 shkurt të luhet java e tretë me këtë kalendar:
Të Rejat (Teuta-Vlora Basket, Vllaznia-The Roses, Tirana-Skënderbeu),
Të Rinjtë, grupi A (Marsi Basket-Skënderbeu, Tirana-Olimpik Basket, Elbasani-Kamza Basket, Teuta-Partizani)
Të Rinjtë grupi B (Galaktikët-Real Basket, Ardhmëria Basket-Invaders, Flamurtari-Superior Klima, Vllaznia-Apolonia).