AlbanianSport.com 28/10/2018 07:55
ASNN – Në kuadër të javës së 4-t të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit të Femrave, që njihet si Grupit A1 ka spikatur për këtë javë fitorja e Tiranës kundër Teutës, që i ngjit bardheblutë në vend të parë me pikë të plota dhe të vetëm në kryesim.
Tirana mundi ekipin durrsak 3-0 dhe mori tri pikë me rëndësi për renditjen. 25-19, 25-15 dhe 25-22 ishin shifrat përkatëse të seteve, dukshëm të dominuar nga Tirana e cila bën diferencë në çdo aspekt. Në ndeshjet e tjera të kësaj jave në volejbollin e femrave, Mirdita mposhti Skënderbeun 3-0.
Po me të njëjtat shifra 3-0 fitoi edhe Barleti Volej në kryeqytet ndaj Lushnjës. Kurse në Shkodër, Vllaznia u mund përballë Partizanit me rezultatin 1-3. Kampionatin vijon ta udhëheqë Tirana me pikë të plota në çdo ndeshje, pra pas 4 javësh ka 12 pikë, ndjekur nga Mirdita me 10 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 5-të
Të shtunën:
Tirana – Teuta 3-0
(25-19, 25-15, 25-22)
Mirdita – Skënderbeu 3-0
(25-22, 25-16, 25-12)
Vllaznia – Partizani 1-3
(25-18, 21-25, 22-25, 14-25)
Barleti Volej – Lushnja 3-0
(25-12, 25-17, 25-18)
Renditja:
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Tirana 4 4 0 12
- Mirdita 3 3 1 10
- Barleti Volej 4 3 1 9
- Partizani 4 3 1 8
- Teuta 4 2 2 6
- Skënderbeu 4 1 3 3
- Vllaznia 4 0 4 0
- Lushnja 4 0 4 0