Gjergj Vyshka 11.12.2015 14:25
Një ndeshje e luftuar pikë më pikë deri në fund nuk kishte se si të mos i shpëtonte debateve, apo dhe protestave, ndonëse ajo ishte marrë përsipër nga dy gjyqtarë shumë të mirë si Endri dhe Tedi Zguri, të cilët kishin përkrahë dhe ndimësit Papamihali dhe Nurja. Por çfarë ka ndodhur? Në rezultatin 24-23 për Studentin në setin e katërt, Ledio Martiro ka zhytur nga pozicioni katërt dhe Deliu është ngritur në bllok dhe ka arritur ta kthejë topin në fushën e Studentit.
Gëzim tek Farka Voleji sepse rezultati është barazuar në 24-24 duke pasur një shans më shumë për ta fituar këtë ndeshje. Por konsultimi i dy gjyqtarëve Zguri ka konfirmuar se ka pasur një prekje të rrjetës me trup të Deliut, që do të thotë 25-23 për Studentin dhe 3-1. Dhe kaq ka mjaftuar që ndihmëstrajneri i Farka Volejit, Petrit Shpata, të hyjë në debate me Endri Zgurin, sepse sipas tij, edhe pse nuk ka reaguar, ka pasur vendime të tjera të njëjtë me atë të Deliut të paakorduar.
Por këtu janë ndezur gjakrat, pasi tifozë të Farka Volejit janë afruar dhe kanë tentuar të sulmojnë veçanërisht Tedi Zgurin, duke ofenduar dhe kryesorin Endri Zguri. Megjithatë ndërhyrja energjike e punëtorëve të Pallatit të Sportit, forcave të rendit, por dhe Refet Kasmit, ka shmangur rëndimin e situatës. Aq sa dhe Shpata i ka mbyllur shpejt debatet duke kërkuar kopjen e protokollit e duke i kërkuar gjyqtarëve që të shkojnë në dhomat e zhveshjes.
E në këtë rast, të paktën siç kanë vlerësuar të gjithë të pranishmit, për të mos rënduar gjyqtarët e mira do të ishte përsëritja e shërbimit. Sepse kështu ndeshja do të ishte mbyllur më paqësisht.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
E prapambetur
(10 dhjetor 2015)
Farka Volej – Studenti 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N F H Setet Pikë
- Tirana 5 4 1 13-5 12
- Farka Volej 5 3 2 12-6 10
- Vllaznia 6 4 2 12-10 10
- Studenti 5 3 2 11-8 9
- Teuta 5 3 2 11-9 9
- Skënderbeu 5 1 4 4-12 3
- Elbasani 5 0 5 2-15 0