Farka Volej, historia e shkruar kur ngadhënjejnë pasioni dhe dashamirësia

Share Button

Volejboll-Meshkuj-farka-Volej-Dritan-Bardhi-Bezhani-ekip-2015

AlbanianSport.com 10.02.2015 16:10

ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Viron Bezhani, ka pritur sot ekipin e volejbollit të meshkujve Farka Volej, që u shqua si ekipi më i ri në moshë që mundën të dalin në finale të Kupës së Shqipërisë. Në këtë pritje, kreu i lëvizjes olimpike shqiptare përshëndeti punën këmbëngulëse të ekipit dhe të trajnerit të tyre pasionant, Dritan Bardhi.

Duke vlerësuar rezultatet dhe shembullin e këtij ekipi, Farka Volejit iu dorëzua nga Presidenti nje pllakatë “Mirenjohjeje”, me motivacionin: “Si model i një ekipi të realizuar me punën këmbëngulëse, organizimin dhe entuziazmin, model ky për t’u ndjekur dhe nga ekipe të tjera, për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e suksesshëm të sportit në Shqipëri.”

Në fakt, Farka Voleji, skuadra e të rinjve të volejbollit, që ka sfiduar gjasat, duke mposhtur ekipet tradicionale të rrjetës shqiptare dhe duke dominuar në këtë sport, si për Paratërinjtë, ashtu edhe për Të Rinjtë, por duke vijuar të shkëlqejë edhe në nivelin e të rriturve, ku militon prej dy vitesh dhe ku arriti kulmin, duke arritur para pak ditësh deri në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kampione e padiskutueshme e Shqipërisë në volejboll për Paratërinjtë dhe Të Rinjtë dhe fituese e çdo trofe në këtë sport për këto grupmosha, Farka Volej është shembulli më i mirë i asaj që mund të arrihet falë pasionit dhe mbështetjes nga ana e pushtetit lokal. Nisma e trajnerit pasionant, Dritan Bardhi, ka dhënë frytet e veta, duke gjallëruar jetën shoqërore në këtë trevë sportdashëse.

Sikundër rrëfen ish-volejbollisti, tanimë 34 vjeç, kjo ide i ka ardhur krejt natyrshëm. “Unë jap mësim si mësues i kulturës fizike prej 9 vjetësh në Shkollën e Farkës dhe, duke parë talentin e këtyre djemve, por edhe parametrat e tyre fizikë, vendosa të krijoj këtë skuadër volejbolli, duke e nisur praktikisht nga zeroja”, – sqaron ai, duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com

“Natyrisht që nuk ka qenë e lehtë, pasi fillimisht jemi stërvitur në natyrë, në fushën e Shkollës, duke vijuar më pas “të formalizohemi”, domethënë, të shndërrohemi në një skuadër të vërtetë, me uniforma, me stërvitje të rregullt dhe një strukturë modeste”, – vijon ai. Bardhi thekson se vetë Farka është një trevë që e do sportin dhe kjo vërehet edhe nga fakti që fusha mëse 60-vjeçare e futbollit dhe mjediset e tjera sportive të Shkollës nuk janë uzurpuar nga banorët, edhe pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri.

“Mbështetja që kam marrë nga komuniteti ka qenë e jashtëzakonshme, – pohon ish-volejbollisti i Dinamos. – Ka patur njëfarë skepticizmi, mbase të kushtëzuar nga rrethanat ekonomiko-shoqërore, edhe të familjeve të volejbollistëve, por gjithçka është kapërcyer me durim.” Dhe durimi ka dhënë frytet e veta, pasi Farka Volej, ka qenë dy vjet kampione absolute tek paratërinjtë dhe 3 vit kampione tek të rinjtë dhe fituese e çdo trofeu tjetër në volejbollin e kësaj grupmoshe, ka një kontingjent të gjerë mbështetësish.

“Veç ta shihni kur i luajmë ndeshjet tona në Tiranë, – thotë trajneri Bardhi, duke iu referuar takimeve që Farka Volej zhvillon në fushën e saj, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet. – Salla mbushet plot dhe mbështetja është maksimale.” Në fakt, kjo u vërejt edhe në atë gjysmëfinale epike ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ku skuadra u mbështet nga rreth 300 tifozë të saj, të cilët e ndezën atmosferën.

Sipas kapitenit Amarildo Deliu, suksesi ka qenë fryt i shpirtit të skuadrës. “Ne jemi një grup djemsh që e duam këtë sport dhe kemi një besim të madh në vetvete, – thotë ai, duke folur për AlbanianSport.com. – Kjo është edhe forca jonë si skuadër.” Ndërkohë, sipas trajnerit Bardhi, i cili ka falënderuar edhe komandën e regjimentit të helikopterëve në Farkë, që i ka mundësuar stërvitjen në kushtet komode të një palestre bashkëkohore, skuadra e Farka Volejit tanimë synon suksesin dhe trofetë edhe nivelin e të rriturve.

“Ka qenë një sipërmarrje e madhe nga ana jonë, pasi volejbolli i të rriturve është një nivel krejt tjetër, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë teknik apo taktik, – vijon ai. – Megjithatë, ne kemi treguar gjatë këtyre dy vjetëve se jemi gati të matim forcat me më të mirët dhe vetëm kaq na mjafton si fillim.” Trajneri i Farka Volejit nuk harron të falënderojë edhe ata që, sipas tij, kanë qenë vendimtarë në ekzistencën e kësaj skuadre.

“Sigurisht, e gjithë kjo sipërmarrje e imja dhe e djemve nuk do të kishte qenë e suksesshme pa mbështetjen e dy protagonistëve “jashtë parketit”, – thekson Bardhi. “Mbështetja që na ka dhënë Kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, por edhe ajo që na ka dhënë biznesmeni Shkëlqim Fusha, kanë qenë jetësore për ekzistencën e kësaj skuadre, ndaj dhe përfitoj nga rasti t’i falënderoj nga ana ime, por edhe e djemve”, – shton ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh