Albaniansport.net 25.01.2016 12:15
ASNN – Pavarsisht hapave të parë që janë ndërmarrë gjatë 10-vjeçarit të fundit, futbolli mbetet ende një sport burrash në Shqipëri dhe kjo e bën edhe më të veçantë marrjen, për herë të parë nga një gjyqtare femër, të stemës së FIFA-s.
Për Fabiona Borovën, ky ka qenë kurorëzimi i një rrugëtimi afro 10-vjeçar, që pritet të hapë rrugën edhe për shumë vajza të tjera të apasionuara pas futbollit. Por, sikundër ndodh shpesh, gjithçka ka nisur nga një shtysë rastësore.
Tashmë, pas 8 vitesh, Fabiona Borova është bërë e para gjyqtare femër në futbollin shqiptar, që merr stemën e FIFA-s. Përkundër idesë së përgjithshme, Fabiona të habit me zgjedhjen e gjykimit midis femrave dhe meshkujve në futboll.
Gjyqtarja e re është e qartë edhe sa i përket ngacmimeve nga tifozët. Fabiona Borova është kështu “dallëndyshja” e parë e gjykimit në futbollin shqiptar, që urojmë të pasohet nga shumë të tjera.