AlbanianSport.com 14.04.2015 17:55
ASNN – Euroliga e basketbollit të meshkujve vjen sot në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, me përballjet më interesante në fazën e “Play-Off”-it. Sonte, duke nisur nga ora 19:00, vjen përballja mes dy skuadrave që janë takuar dy herë në finale e Euroligës dhe kanë lojtaret më të mirë të dekadës së fundit, Barcelonës dhe Olimpiakosit.
Veprimtaria më e rëndësishme e basketbollit kontinental të klubeve, Euroliga vjen sot në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, me përballjen më interesante në fazën e “Play-Off”-it, atë midis Barcelonës dhe Olimpiakosit. Kjo përballje vjen sonte, mbrëmje në orën 19:00 dhe luhet midis dy skuadrave qe janë takuar dy here ne finale e Euroligës dhe kane lojtaret me te mire te dekades se fundit.
“Mbreti” Huan Karlos Navarro do te udhëheqë sulmin e katalanëve, ndërsa për grekët do te rikthehet pas dëmtimit Vasilis Spanulis. Por ajo qe pritet është se ndeshja do te zgjidhet tek qendrat, ku për katalanasit Ante Tomiçi po kalon periudhën me te mire te vitit, ndërsa Olimpiakosi ka rigjetur ne formacion Brajënt Danstonin dhe Hanterin, ne mënyrë qe te bllokojnë kroatin Tomiç dhe gjermanin Tibor Plais.
Te dy skuadrat kane një gërshetim te mire mes talentit te ri dhe përvojës dhe kjo do te vihet re ne përballjen e pare te “play-off”-it mes tyre sot ne orën 19:00. Barcelona ka fituar 7 ndeshje radhazi ne shtëpi ne Euroligë. Ne 4 vitet e fundit ne “play-off”, spanjollët kanë 9 fitore dhe vetëm 2 humbje. Katalanët i kanë fituar 4 ndeshje radhazi me Olimpiakosin, 8 nga 9 ndeshjet e fundit dhe në shtëpi përballe ekipit helen janë 7-0 në favor të Barcelonës.
Ajo e mundi Olimpiakosin ne finalen e Euroligës ne 2010-tën, ndërsa grekët e kanë mundur Barcelonën ne finale e 1997-s ne Romë.