Gjergj Vyshka 16.09.2015 09:20
Gjysmëfinalistët e para Spanja dhe Franca, sot radha e Serbisë me Republikën Çeke, si dhe Italisë me Lituaninë. “Të kaltrit” për hakmarrje. “Jemi përsëri këtu dhe kemi shumë besim”.
Simone Pianixhani rishkruan edhe një herë atë që ka ndodhur dy vjet më parë, ndërsa të kaltrit do të eliminoheshin në çerekfinal nga Lituania në Evropianin e Sllovenisë. “Duam të ndeshemi si të barabartë, – ka shtuar trajneri, – jo si të trembur.”
“E meritojmë të jemi në këtë pozicion ku gjendemi, – ka vijuar ai. – Është një cilësi pozitive të jesh mes më të fortëve të Evropës”. Të kaltrit të karikuar, i vetmi dyshim është Barnjani, viktimë e një tërheqje muskulore ndaj Izraelit.
“Jam krenar, nuk bëj taktikë përpara. Nëse e ndjen do të luajë”, – ka përfunduar Pianixhiani. Të dyja takimet e sotme do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Kampionati Evropian
i Basketbollit – Meshkuj
“Eurobasket 2015”
Çerekfinalet:
Dje:
Spanjë – Greqi 73-71
Francë – Letoni 84-70
Sot:
Serbi – Republika Çeke (18:30)
Itali – Lituani (21:00)
Gjysmëfinalet
17 dhe 18 shtator 2015
Finalja
20 shtator 2015