Gjergj Vyshka 14.09.2015 09:00
Surprizon Republika Çeke, e cila ka eliminuar pretendentët e Kroacisë, pas të kaltërve edhe Serbia e Lituania bëjnë detyrën. Italia është në turin çerekfinal të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj, ndërsa, në turin e dytë, jo vetëm që ka qenë bindëse në fushën e lojës, por ka mundur thellësisht Izraelin me një fitore prej 30 pikësh diferencë (82-52).
Ka qenë një ndeshje pa shumë histori, ndërsa Italia e Pianixhianit është gjithnjë përpara. 22-13 pas dhjetë minutave të para dhe në përfundim të pjesës së dytë u është drejtuar dhomave të zhveshjes me avantazhin 40-30. Pjesa e tretë është “vrastare” për të gjithë ndeshjen, sepse të kaltrit e kanë fituar atë bindshëm, 28-9, dhe e kanë thelluar në epërsinë e tyre në 68-39.
Një pjesë loje e rëndësishme për Italinë, e cila ka hyrë në fushën e lojës për Barnjanin i dëmtuar në pulpë dhe në kavilje çka mbetet për t’u parë. E megjithatë Italia nuk ka lëvizur. Kaspi, shoku i Belinelit në Sakramento, është në tetë pikë të shënuara. Për Italinë janë dalluar Xhentile me 27 pikë dhe Belineli me 14 pikë, 4 trepikësha. Sot Evropiani do të jetë pushim për t’u kthyer në parket të martën e të mërkurën.
Kampionatit Evropian
i Basketbollit – Meshkuj
“Eurobasket 2015”
Rezultatet teknike të turit të 16-shes:
Të shtunën:
Francë – Turqi 76-53
Letoni – Slloveni 73-66
Spanjë – Poloni 80-66
Greqi – Belgjikë 75-54
Dje:
Serbi – Finlandë 94-81
Kroaci – Republika Çeke 59-80
Izrael – Itali 52-82
Lituani – Gjeorgji 85-81
Çerekfinalet
Të martën:
Francë – Letoni
Spanjë – Greqi
Të mërkurën:
Serbi – Republika Çeke
Itali – Lituani
Gjysmëfinalet
17 dhe 18 shtator 2015
Finalja
20 shtator 2015