Gjergj Vyshka 13.09.2015 14:40
Kualifikohen për në çerekfinale Letonia, Greqia, Spanja dhe Franca. Katër të tjerat caktohen sot, ndërsa çerefinalet luhen të martën e të mërkurën. “Janë të vështirë për t’u përballur”.
Kështu e ka nisur deklaratën e tij trajneri i Italisë në basketboll për meshkuj, Pianixhiani, ndërsa të kaltrit janë duke e përgatitur me shumë vëmendje e përqendrim sfidën e së dielës ndaj Izraelit, e vlefshme për turin e 16-shes së Kampionatit Evropian të Basketbollit për meshkuj.
“Ata kanë një mënyrë të veçantë të luajturit të basketbollit me ritëm shumë të lartë dhe me një periudhë tranzicioni të lojës me shumë vëmendje, – ka thënë ai. – Lëvizja në sulm e lojtarëve të tyre dhe lëvizja e topit krijon një situatë anormale që të bën të humbësh toruan.”
“Është një stil loje që askush nuk ka mundur ta përballojë të paktën deri më tani”, – ka përfunduar trajneri italian. Shënuesi më i mirë është Omir Kaspi (me një mesatare 18.5 pikë për ndeshje nga 74 të realizuar në total).
Ai do të jetë shoku i skuadrës në të ardhmen për Belinelin tek Sakramento. Që tani e deri në vazhdim nuk mund të gabohet më, sepse një gjë e tillë tashmë do të thotë eliminim nga Kampionati Evropian i Basketbollit.
Kampionati Evropian
i Basketbollit – Meshkuj
“Eurobasket 2015”
Rezultatet teknike të turit të 16-shes:
Dje:
Francë – Turqi 76-53
Letoni – Slloveni 83-66
Spanjë – Poloni 80-66
Greqi – Belgjikë 75-54
Sot:
Serbi – Finlandë
Kroaci – Republika Çeke
Izrael – Itali
Lituani – Gjeorgji
Çerekfinalet
Të martën & të mërkurën
Gjysmëfinalet
17 & 18 shtator 2015
Finalja
(20 shtator 2015)