Gjergj Vyshka 09.09.2015 09:20
Mbrëmja e djeshme ka qenë magjike për italianët në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Meshkuj, ndërsa pas Datomenit dhe Belinelit të fashuar kanë nxjerrë jashtë të gjithë “artilerinë” dhe kanë bërë prezantimin e tyre më të mirë.
Me Galinarin 29 pikë të shënuar dhe Belinelin 27 pikë, Italia ia ka dalë të mund Spanjën favorite 105-98, ndërsa rezultatet e pjesshme të 4 pjesëve të lojës ishin përkatësisht 19-20, 42-45, 73-63.
Mes të kaltërve të Pianixhianit, në këtë sukses të dytë evropian ka shkëlqyer Galinari e në të njëjtën kohë dhe Belineli, ndërsa Barnjani ka realizuar 18 pikë. Tek spanjollët vetëm Pau Gasol ka realizuar 34 pikë.
Tashmë Evropiani për italianët do të duhet të vazhdojë me një tjetër ndeshje që duhet fituar medoemos, ajo ndaj Gjermanisë, e cila dje është mundur nga Turqia. Për të menduar më pas të enjten për përballjen me Serbinë, e cila në tre ndeshje ka tre fitore.
Kampionatin Evropian të
Basketbollit për Meshkuj
“Eurobasket 2015”
Rezultatet teknike të ditës së tretë
Grupi B
(Berlin – Gjermani)
Serbi – Islandë 93-64
Gjermani – Turqi 75-80
Spanjë – Itali 98-105
Grupi C
(Zagreb – Kroaci)
Slloveni – Holandë 81-74
Gjeorgji – Greqi 68-79
Kroaci – Maqedoni 73-55