Gjergj Vyshka 19.09.2015 11:25
Lituania është finalistja e dytë e Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj, e cila të dielën në mbrëmje do të luhet në Lilë të Francës. Ka surprizuar skuadra lituaneze, e cila është nënkampione në fuqi e Evropës, teksa ka mundur një nga pretendentët më kryesor për këtë kampionat, Serbinë.
Gjithë kohës nën kontroll ndeshjen, ndërsa pjesën e parë e ka fituar 22-17. Kërkon Serbia të kundërpërgjigjet, teksa e ka fituar pjesën e dytë 17-13, por Lituania është në epërsi me një pikë diferencë, 35-34. E treta dhe është përsëri për lituanezët, 13-9, dhe në total 43-48.
Lojë nervash në fund, Serbia që mundohet të barazojë për ta çuar ndeshjen në shtesë, por në përfundim, Lituania ka fiuar 67-64. Lituani është tre herë fituese e Kampionatit Evropian, për herë të fundit më 2003, kurse Spanja dy herë, për herë të fundit më 2011-ën. Për këtë arsye, pritet një finale e ethshme të dielën në mbrëmje në Lilë të Francës.
Kampionati Evropian
i Basketbollit – Meshkuj
Gjysmëfinalet:
Spanjë – Francë 80-75
Serbi – Lituani 64-67
Finalja
20 shtator 2015 ora 19:00
Për vendet 3-4:
Të dielën
Francë – Serbi ora 14:00
Për vendet 7-8
Dje:
Letoni – Republika Çeke 70-97