Gjergj Vyshka 07.09.2015 15:25
Italia ia ka dalë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Meshkuj që të mundë Islandën, ndërsa Xhentile ka shënuar 21 pikë. Fundi ka qenë një përmbysje e madhe e të kaltërve, të cilët me një rezultat të pjesshëm 10-0 kanë kthyer rezultatin nga 59-62 në 69-62.
Një rezultat që i ka shërbyer Italisë për të mos u turpëruar me Islandën, ndërsa është mbyllur 71-64, por që nuk jep asnjë shenjë pozitive për të ardhmen. Italianët janë keq në gjuajtjet e lira, ndërsa kanë realizuar vetëm 38 përqind të tyre dhe shumë rrallë kanë mundur të shkëputen ndjeshëm në pikë.
Islanda ka arritur që në fillim të pjesës së dytë ka rikuperuar një disavantazh prej 8 pikësh me një rezultat të pjesshëm 9-0. Ndërkohë përveç Xhentiles 21 pikë kanë shënuar Belineli 12 pikë, Datome 7 pikë, Barnjani dhe Aradori 5 pikë. Të martën, pas pushimit, Italia përballë Spanjës.
Rezultatet teknike të ditës së dytë
Grupi A (Montpelje – Francë)
Rusi – Poloni 79-82
Finlandë – Izrael 66-79
Bosnje-Hercegovinë – Francë 54-81
Grupi B (Berlin – Gjermani)
Serbi – Gjermani 68-62
Itali – Islandë 71-64
Turqi – Spanjë 77-104
Grupi C (Zagreb – Kroaci)
Holandë – Maqedoni 71-78
Slloveni – Gjeorgji 79-69
Greqi – Kroaci 72-70
Grupi D (Riga – Letoni)
Estoni – Belgjikë 55-84
Letoni – Lituani 49-68
Ukrainë – Republika Çeke 64-78