Gjergj Vyshka 10.09.2015 14:35
Gentian Cici vijon me gjykimet e tij në Kampionatin Evropian të Basketbollit për meshkuj, ndërsa në grupin C, që po i zhvillon ndeshjet në Zagreb, ka qenë dje në ndeshjen më kryesore, Greqi-Slloveni 83-72 (23-17, 23-14, 16-22, 21-19).
Në këtë ndeshje ai ka qenë i tretë, kurse i parë ishte italiani Luixhi Lamonika dhe i dytë spanjolli Benjamin Himenez Trujilo. Për Cicin kjo ishte ndeshja e katërt, ndërsa për herë të parë gjykon Greqinë dhe për herë të dytë Slloveninë.