AlbanianSport.com 06/07/2021 21:25
ASNN – Klubet dhe lokalet do të lejohen të qëndrojnë të hapura deri në orën 23:15 (00:15 me orën e Tiranës të dielën në mbrëmje, në rast se finalja e “Euro 2020”-ës do të kalojë në kohë shtesë e do të duhen edhe goditjet e 11-metërshve. Lajmin e ka publikuar e përditshmja britanike “The Sun”. Kryeministri britanik, Boris Xhonson ka nënshkruar mëngjesin e martës vendimin për shtyrje të afatit të karantinës, të dielën, në rast se do të duhet kohë shtesë në finalen e Euro 2020.
Ky vendim do të jetë i vlefshëm edhe nëse Anglia nuk do të jetë pjesë e së dielës mbrëma në Stadiumin mitik, “Uembli”. Një ndryshim emergjent i ligjit do t’i paraqitet parlamentit menjëherë për t’i lejuar klubet të qëndrojnë të hapura edhe për 45 minuta shtesë, duke shërbyer ditën e fundit të “Euro 2020”. Normalisht ato mbyllen në 22:30 me orën e Londrës.
Por ky orar rrezikonte që tifozët të ktheheshin në shtëpi para se të përfundonte ndeshja në rast se koha e rregullt mbyllej në barazim. Dhe ndryshimi i ligjit do të ndodhë pavarësisht nëse Anglia kalon në finale. Për shkak të kufizimit të numrit të tifozëve në “Uembli”, duket se në Angli të gjithë tifozët do të jenë jashtë, nëpër sheshe apo lokale për të ndjekur finalen e Euro 2020.