AlbanianSport.com 18.06.2016 20:20
ASNN – Ndërkaq, duke nisur nga ora 18:00, është luajtur takimi i vlefshëm për grupin F dhe Islanda e Hungaria kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë një pikë secila, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për më tej.
Në fakt, kanë qenë nordikët ata që i kanë bërë të gjitha në këtë ndeshje, por, në fund, janë detyruar të kënaqen me një pikë të vetme. 4 minuta para përfundimit të pjesës së parë, Gylfi Sigurdson është treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Dhe me këtë epërsi mininale të Islandës do të shkohet në pushim të ndeshjes. Pjesa e dytë nuk do të sjellë gol deri dy minuta para fundit, kur Birkir Saevarson do të shkaktojë një autogol që i mohon skuadrës së tij fitoren.
Përfundimisht mbyllet në barazim 1-1 kjo sfidë midis Islandës dhe Hungarisë.