AlbanianSport.com 20.06.2016 22:25
ASNN – Dita e 11-të e Kampionatit të 15-të Evropian të Futbollit, që po mbahet në Francë, ka luajtur dy takimet e fundit të vlefshme për grupin B dhe Uellsi është konfirmuar si surpriza e këtij grupi, pasi ka mposhtur Rusinë me rezultatin 3-0 dhe e ka mbyllur në krye të renditjes me 6 pikë.
Aron Ramsi i kalon uellsianët në epërsi në minutën e 11-të dhe, vetëm 9 minuta më pas, Nill Tejlor dyfishon rezultatin në favor të britanikëve. Ndërkohë, në pjesën e dytë, është radha e Gareth Bejlit për të shënuar golin e 3-të të Uellsit dhe të 3-tin e tij personal në këtë Evropian, duke u bërë shënuesi më i mirë deri më tani i “Francë 2016”.
Uellsi është konfirmuar si surpriza e këtij grupi, pasi e ka mbyllur në krye të renditjes me 6 pikë. Anglia mbetet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Sllovakia e treta me 4 pikë. Ky grup i djeg kështu Kombëtares kuqezi një shans për të shpresuar për vendin në turin e 16-shes.