AlbanianSport.com 18.06.2016 07:05
ASNN – Dita e 9-të e Kampionatit të 15-të Evropian të Futbollit “Francë 2016”, luan sot 3 takime të tjera, takime këto që mbyllin edhe raundin e dytë të ndeshjeve në grupe. Kështu, duke nisur nga ora 15:00, do të luhet takimi i vlefshëm për grupin E, midis Belgjikës dhe Irlandës.
Belgët e humbën ndeshjen e parë, 0-2 përballë Italisë, dhe kanë ardhur në ndeshjen e sotme të ndërgjegjshëm se ajo paraqet për ta shansin e fundit real për të mbetur në lojë për më tej. Irlandezët e morën një pikë në duelin e parë me Suedinë dhe mund ta prekin praktikisht që sot kualifikimin për në 16-she.
Ndërkohë, duke nisur nga ora 18:00, përballen me njëra-tjetrën Islanda me Hungarinë, në takimin e vlefshëm për grupin F. Nordikët morën një pikë mjaft të vyer në atë barazim kurajoz, 1-1, me Portugalinë, ndërsa hungarezët shtangën Austrinë në ndeshjen e parë, duke fituar me rezultatin 2-0. Për këtë arsye, sfida e sotme pritet të jetë një ndeshje e luftuar fort, nga fillimi, deri në fund.