AlbanianSport.com 26.06.2016 13:45
ASNN – Kampionia në fuqi e botës, Gjermania, do të ketë sonte provën e parë të vërtetë në rrugën e saj drejt fitimit, pas 20 vjetësh, të kurorës së më të mirës së kontinentit, pasi do të ndeshet në turin e 16-shes me Sllovakinë. Kjo ndeshje luhet në stadiumin e Lilës, duke nisur nga ora 18:00. Kështu, ndeshja e 5-të e turit të 16-shes së Evropianit “Francë 2016”, ajo që luhet në stadiumin e Lilës, duke nisur nga ora 18:00, vë përballë Gjermaninë me Sllovakinë.
Ky çift ishte në fakt një kapriçio e fatit, pasi këto dy skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën pas 4 javësh, më 29 maj, në një miqësore, dhe sllovakët fituan me rezultatin 3-1. “Ne jemi të ndërgjegjshëm se ata kanë lojtarë cilësorë dhe janë një skuadër e mirë në fazën mbrojtëse dhe kjo u dëshmua edhe në miqësoren e fundmajit, kur ata na mundën”, – ka thënë Lëvi. – Megjithatë, këtu gjërat janë ndryshe dhe ne nuk duhet t’i lejojmë vetes të shkojmë dëm aq shumë raste për shënim sa ç’kemi bërë deri më tani.”
Ndërsa homologu sllovak i Lëvit, trajneri Jan Kozhak, u ka bërë thirrje lojtarëve të luajnë në grup. “Gjermania është një sfidë e madhe për ne, – ka pohuar ai. – Por, nëse duam t’ia dalim me sukses kësaj sfide, duhet të luajmë si një skuadër, si një trup i vetëm. Po, ata janë një skuadër e fortë, por çdo kundërshtar ka dobësitë e tij dhe ne do të mundohemi t’i shfrytëzojmë ato. Duke qenë se pret që Sllovakia të luajë po aq ngjeshur dhe po aq e tërhequr sa Irlanda e Veriut, Gjermania pritet ta nisë me të njëjtin formacion, ashtu sikundër pritet të bëjë edhe Sllovakia.