AlbanianSport.com 15.06.2016 21:05
ASNN – Grupi A ka mbyllur raundin e ndeshjeve të dyta dhe Rumani dhe Zvicra kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë nga një pikë secila, në takimin tjetër, të zhvilluar në mbrëmje. Ndeshjet e fundit të grupit A luhen të dielën, më 19 qershor, duke nisur nga ora 21:00, dhe Zvicra ndeshet me Francën, ndërsa Rumania me Shqipërinë. Më herët, është luajtur ndeshja tjetër e grupit A, midis Rumanisë dhe Zvicrës, e cila është mbyllur në barazim 1-1.
Helvetët vinin në këtë sfidë pas fitores minimale të arritur në ndeshjen e parë me Shqipërinë dhe, rrjedhimisht, ishin më të qetë, ndërsa rumunët e kishin atë shansin e fundit për të mbetur në vallen për t’u kualifikuar për më tej, pasi e patën humbur ndeshjen e parë, 1-2 me Francën vendase. Dhe, janë rumunët ata që kalojnë të parët në epërsi, me anë të një 11-metërshi të saktë të Stankut, në minutën e 18-të.
Me këtë epërsi minimale të ballkanasve do të mbyllen 45 minutat e para, por Zvicra ka rikthyer barazinë në rezultat në minutën e 57-të, me anë të shqiptarit Admir Mehmedi. Dhe gjysmëora e mbetur e lojës nuk ka sjellë gola të tjerë dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë. Ndeshjet e fundit të grupit A luhen të dielën, më 19 qershor, duke nisur nga ora 21:00 dhe Zvicra ndeshet me Francën, ndërsa Rumania me Shqipërinë.