AlbanianSport.com 21.06.2016 21:25
ASNN – Tifozët e Polonisë janë sërish shkaktarë të trazirave në rrugët e Francës, në këtë Evropian. Përpara ndeshjes Ukrainë-Poloni, tifozët polakë kanë shkaktuar trazira nëpër rrugët e Marsejës. Është dashur ndërhyrja e policisë për të rikthyer qetësinë.
Sërish tifozët e Polonisë bëhen protagonistë të dhunës në Francë. Përpara ndeshjes Ukrainë-Poloni e vlefshme për kualifikimin në grupin C të finaleve të Euro 2016, tifozeritë e të dyja skuadrave janë përleshur midis tyre në kohën që po shkonin drejt stadiumit.
Ndërsa ecnin nëpër rrugët e Marsejës, tifozët kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta. Për të rikthyer qetësinë në rrugë, është dashur ndërhyrja e policisë së Marsejës e cila ka përdorur gazin lotsjellës. Përveç mjeteve të forta, midis radhëve të tifozëve ka patur edhe njerëz të armatosur.