AlbanianSport.com 22.06.2016 22:25
ASNN – Janë mbyllur të mërkurën në mbrëmje ndeshjet e fundit në grupi B të Evropianit “Francë 2016”, duke përcaktuar edhe 3 skuadrat që vijojnë më tej aventurën e tyre në këtë veprimtari madhore kontinentale. Ato janë Hungaria dhe Islanda, të cilat, në përfundim të ndeshjeve kanë marrë nga 5 pikë secila, duke ndarë përkatësisht, për arsye golaverazhi, vendin e parë dhe të dytë.
Portugalia detyrohet të kanqet me vendin e 3-të dhe tanimë e pret një kundërshtar i vështirë në turin e 16-shes. Në duelin kryesor të grupit, Portugalia dhe Hungaria kanë dhuruar spektakël nga fillimi deri në fund, duke mbajtur pezull edhe fatin e skuadrave të tjera të vendeve të tjera që kualifikoheshin për më tej si vende të treta, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
3 herë kanë kaluar hungarezët në epërsi dhe po aq herë janë kundërpërgjigjur portugezët, të cilët kualifikohen kështu për më tej vetëm me 3 barazime në po aq ndeshje. Kristiano Ronaldo shënoi dy prej golave të skuadrës së tij, duke shkruar gjithashtu emrin e tij si futbollisti i parë që shënon gol në 4 Kampionate Evropiane radhazi.