Euro 2016 / Portugalia & Austria, një sfidë mes të pabarabartësh

Share Button

Portugali-Austri-tabela

AlbanianSport.com 18.06.2016 09:35

ASNN – Portugalia dhe Austria do të luajnë sot një ndeshje vendimtare në grupin F. Të dy skuadrat kane vetëm një objektiv: fitoren. Portugezët nuk do të kenë mungesa në formacion, ndërsa nga ana tjetër, Austrisë do t’i mungoje Dragoviç. Kështu, sot ne orën 21:00, “Parc de Prince”, në Paris do te prese sfidën mes Portugalisë dhe Austrisë, dy skuadra te pozicionuar në grupin F te Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Portugezët janë favoritë në këtë takim, por duhet të bëjnë një paraqitje me te mirë, ne krahasim me ndeshjen e pare ndaj Islandës. Trajneri portugez, Fernando Santos, do te hedhë ne fushe një formacion “fotokopje” te ndeshjes se pare ndaj Islandës, duke u mbështetur ne sulm tek dy ish-lojtarët e Mançester Junajtid, Nani dhe Kristiano Ronaldo.

“Nuk duhet te qajmë barazimin ne ndeshjen e parë, – ka thënë trajneri i Portugalisë. – Tifozët tanë ishin te mrekullueshëm. Ndeshja e pare ishte e vështirë. Ndaj Austrisë do te luajmë për te fituar dhe e dimë qe kemi potencialet e duhura për te fituar. Në krahun tjetër, trajneri Marsel Koler do të hedhë në fushë një formacion më shume mbrojtës, me Marko Jankon te vetëm ne sulm.

I skualifikuari Aleksandër Dragoviç, do te zëvendësohet nga veterani Sebastian Prodl, i aftë te luaje, si në mbrojtje dhe ne mesfushë. “Fatin tone e kemi vete ne dorë, – ka thënë trajneri austriak. – Kemi nevoje për pikë dhe duhet te jemi te përqendruar tek ndeshja.”

“Duhet të jemi me te qetë dhe konkretë ne sulm, – ka vijuar trajneri i Austrisë, Marsel Koler. – Portugalia nuk ka vetëm Kristiano Ronaldon, por dhe të tjerë lojtarë te mirë. Duhet te jemi perfektë.” Ndeshja e sotme midis Portugalisë dhe Austrisë, do te luhet duke nisur nga ora 21:00 ne Stadiumin “Parc de Prince” dhe do te gjykohet nga italiani Nikola Ricoli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh