AlbanianSport.com 18.06.2016 23:35
ASNN – Portugalia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 me Austrinë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin F në finalet e Euro 2016. Megjithë rastet e krijuara, Kristiano Ronaldo nuk ka mundur të shënojë në portën austriake. Madje ka humbur edhe një 11-metërsh. Kështu, skuadrat e kualifikuara në këtë grup do të përcaktohen pas ndeshjeve të treta.
Portugezët dominojnë dhe janë shumë kreativë në fushë, por siç ka ndodhur shpeshherë edhe në të kaluarën, nuk konkretizojnë. Një shtyllë, një 11-metërsh i humbur dhe shumë raste të tjera të pastra të humbura. Kjo është panorama e ndeshjes Portugali-Austri e vlefshme për grupin F. Dhe, mbi të gjitha, deri më tani ky nuk është Evropiani i Kristiano Ronaldos.
Pikërisht ndaj Austrisë, kur Portugalisë nuk i lejoheshin hapa false, fenomeni portugez godet shtyllën, humbet një 11-metërsh dhe mjaft raste të tjera para portës. Pa harruar sulmet e pareshtura të portugezëve që i është dashur të përballojë mbrojtjes austriake. Një barazim 0-0 që nuk i shërben asnjërës prej skuadrave. Pas dy ndeshjeve të para në grupin F, kryeson Hungaria me 4 pikë, Islanda dhe Portugalia me 2 pikë dhe Austria 1.
Vendimtare për të përcaktuar skuadrat e kualifikuara do të jenë rezultatet e ndeshjeve të fundit kur do të ndeshen: Islandë-Austri e Hungari-Portugali.