AlbanianSport.com 25.06.2016 20:10
ASNN – Turi i 16-shes së “Euro 2016” ka vijuar me derbin britanik, Uells-Irlandë e Veriut. Kjo sfidë është luajtur duke nisur nga ora 18:00 dhe është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të Uellsit.
Falë një autogoli të realizuar nga Mek’ouli, skuadra e Gareth Bejlit kalon në çerekfinale. Ndeshjet e së shtunën mbyllen me supersfidën, Kroaci-Portugali e cila nis në orën 21.00.
Një tjetër duel ku është e vështirë të përcaktohen favoritët. Ballkanasit, të cilët zhvilluan një fazë të parë të shkëlqyer, sfidojnë luzitanët e Kristiano Ronaldos në stadiumin e Lensit.
Një sfidë midis dy shokëve që luajnë te Reali i Madridit, Modriç i Kroacisë dhe Ronaldo i Portugalisë. Pas 90 minutave lojë do të përcaktohet fituesi i këtij takimi, i cili do të vazhdojë më tej rrugën për në çerekfinalet e “Euro 2016”.