AlbanianSport.com 25.06.2016 17:55
ASNN – Pas ndeshjes të luajtur në orën 15.00, atë midis Zvicrës dhe Polonisë, turi i 16-shes i “Euro 2016” do të vazhdojë sot me derbin britanik të orës 18:00, atë midis Uellsit dhe Irlandës së Veriut. Në mbrëmje, luhet supersfida Kroaci-Portugali. Ballkanasit sfidojnë luzitanët e Kristiano Ronaldos.
Faza finale e Euro 2016 do të vazhdojë sot me ndeshjen e orës 18:00, të vlefshme për turin e 16-shes. Në stadiumin “Park de Princes” luhet sfida Uells-Irlandë e Veriut. Derbi britanik pritet të dhurojë emocione në fushë, ndërsa të ethshme janë pritshmëritë e dy tifozerive sidomos jashtë stadiumit.
Ndeshjet e së shtunën mbyllen me supersfidën, Kroaci-Portugali e cila nis në orën 21:00. Një tjetër duel ku është e vështirë të përcaktohen favoritët. Ballkanasit që zhvilluan një fazë të parë të shkëlqyer sfidojnë luzitanët e Kristiano Ronaldos në stadiumin e Lensit.
Një sfidë midis dy shokëve që luajnë te Reali i Madridit, Modriç i Kroacisë dhe Ronaldo i Portugalisë. Pas 90 minutave lojë do të përcaktohet fituesi i këtij takimi, i cili do të vazhdojë më tej rrugën për në çerekfinalet e “Euro 2016”.