AlbanianSport.com 23.06.2016 10:30
ASNN – Evropiani francez ka përcaktuar tashmë 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën e turit të 16-shes. Përgjatë tri ditëve, në datat 25, 26 dhe 27 qershor 2016, do të luhen ndeshjet e kësaj faze të Evropianit, nga të cilat më pas do të përcaktohen skuadrat çerekfinaliste.
Janë përcaktuar tashmë 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën tjetër të “Euro 2016”-ës. Kombëtaret dhe trajnerët kanë njohur kundërshtarët e tyre. Kështu Zvicra do të përballet me Poloninë në 25 qershor 2016. Po në këtë datë do të luajnë edhe Kroacia me Portugalinë dhe Uellsi me Irlandën e Veriut.
Të dielën më 26 qershor 2016, luhen çiftet , Francë-Irlandë, Gjermani-Sllovaki dhe Hungari-Belgjikë. Ndërsa të hënën, më 27 qershor 2016, luhen ndeshjet e fundit Itali-Spanjë dhe Angli-Islandë. Më i vështirë do të jetë shorti për skuadrat që do të kualifikohen në çerkefinale.
Kështu, fituesi i çiftit Itali-Spanjë do të ndeshet me fituesin e duelit Gjermani-Sllovaki, në atë që padyshim është një finale e parakohshme. Ndërkohë, në rast fitoreje në ndeshjet e tyre, Francës i takon të ndeshet me Anglinë. Kombinimet e tjera do të jenë: Fituesi i Zvicër-Poloni me fituesin e Kroaci-Portugali, ndërsa çifti tjetër çerekfinal do të krijohet nga fituesi i duelit midis Uellsit me Irlandën e Veriut dhe atij Hungari-Belgjikë.
Euro 2016
Turi i 16-shes:
Të shtunën, 25 qershor 2016:
Zvicër – Poloni (15:00)
Stadiumi i Sent Etienit
Uells – Irlandë e Veriut (18:00)
Stadiumi i Parisit
Kroaci – Portugali (21:00)
Stadiumi i Lensit
Të dielën, 26 qershor 2016:
Francë – Irlandë (15:00)
Stadiumi i Lionit
Gjermani – Sllovaki (18:00)
Stadiumi i Lilës
Hungari – Belgjikë (21:00)
Stadiumi i Tuluzës
Të hënën, 27 qershor 2016:
Itali – Spanjë (18:00)
Stadiumi i Sent Denis, Paris
Angli – Islandë (21:00)
Stadiumi i Nisës