AlbanianSport.com 21.06.2016 16:10
ASNN – Me ndeshjet e grupit D mbyllet dita e 12-të e “Euro 2016”-ës. Në orën 21:00, do të zhvillohen dy ndeshjet Republika Çeke-Turqi dhe Kroaci-Spanjë.
Një përballje e rëndësishme është ajo midis çekëve dhe turqve pasi përfaqësuesja evropiano-qendrore ka një pikë, ndërsa ajo evropiano-jugore ndodhet në kuotën e 0 pikëve.
Një barazim i kësaj sfide favorizon shumë edhe Shqipërinë, pasi edhe ajo do të ketë më shumë shanse për t’u kualifikuar për në turin tjetër të Euro 2016 si një nga 4 skuadrat e treta të renditura më mirë në grupe.
Ndërsa në çiftin tjetër, Spanja ka 6 pikë dhe është e kualifikuar ndërsa Kroacia ndodhet në kuotën e 4 pikëve. Kroatëve u mjafton një barazim për të qenë të sigurt në kualifikim, në rast të ndonjë fitoreje të përfaqësueses çeke në takimin tjetër.