AlbanianSport.com 19.06.2016 13:25
ASNN – Sipas mediave rumune, përfaqësuesja e tyre është më e favorizuar në përballjen e sotme me shqiptarët. Kështu shkruan e përditshmja rumune “GSP”. Ajo nënvizon dy fakte, që futbollistët shqiptarë kanë shpenzuar shumë energji ne dy ndeshjet e para dhe se Kombëtarja kuqezi nuk është mësuar të luajë ndeshje zyrtare çdo 4 ditë.
Rumania është më e favorizuar se Shqipëria në sfidën e sotme. Kështu shkruan e përditshmja rumune sportive “GSP”. Ajo nënvizon dy detaje për të argumentuar këtë. Rumania është më e freskët se Shqipëria përsa i përket energjive të shpenzuara nga lojtarët. “Futbollistët shqiptarë kanë zhvilluar dy lojëra shumë të mira, por sidomos në sfidën e fundit ndaj Francës, ata kanë shpenzuar shumë energji”, – shkruan kjo media.
Gjithnjë sipas GSP një pikë tjetër në favorin e Rumanisë, është fakti se pjesa më e madhe e futbollistëve shqiptarë nuk janë mësuar të luajnë ndeshje zyrtare çdo katër ditë. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të japë një shpërblim prej 2 milionë eurosh në rast se kualifikohen për më tej. Ndërsa Federata Rumune ka vendosur t’i shpërblejë futbollistët e vet me 2.5 milionë euro në rast kualifikimi.
Vetë federatat përfitojnë nga 10 milionë euro në rast kualifikimi midis 16 më të mirave të “Euro 2016”-ës.