AlbanianSport.com 21.06.2016 23:05
ASNN – Në grupin D, Kroacia dhe Spanja janë dy skuadrat e tjera të kualifikuara për në turin e 16-shes së fazës finale të “Euro 2016”, ndërsa Turqia shpreson. Në ndeshjet e fundit spanjollët janë mundur 2-1 nga kroatët, ndërsa përfaqësuesja turke ka mundur Republikën Çeke 2-0.
Kroacia dhe Spanja janë dy skuadrat e kualifikuara për në fazën tjetër të “Euro 2016”-ës, që po mbahet në Francë. Ndeshjet e së martës në mbrëmje, kanë dhuruar supriza në grupin D. Spanja e kualifikuar pas dy fitoreve të para në grup, është mundur 2-1 nga Kroacia.
Formacioni kroat ka zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të bukura në këtë Evropian. Edhe pse kalon e para në avantazh me anë të Moratës pas vetëm 7 minutash lojë, Spanja nuk e ruan dot epërsinë. Është Kaliniç që shënon golin e barazimit për Kroacinë, në fundin e pjesë së parë.
Iberikët mundohen të paktë të ruajnë këtë barazim në pamundësi shënimi të ndonjë goli tjetër. Por pas sukses, edhe për arsye se, në minutën e 72-të, Serxhio Ramos ka shkuar dëm një 11-metërsh. Dhe, 3 minuta para përfundimit të ndeshjes, kroatët me anë të një kundërsulmit shënojnë golin e dytë me Perisiç.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia ka mundur Republikën Çekie me rezultatin 2-0. Pas kësaj fitoreje, përfaqësuesja turke, e ndodhur në kuotën e 3 pikëve, shpreson për një vend në turin e 16-shes së “Euro 2016”, midis skuadrave më të mira të renditura në vendin e tretë, në kurriz të Shqipërisë